Connect with us

Kosovë

Nesër mblidhet Qeveria: Nuk dihet se çfarë do të diskutohet

Publikuar

Gjatë ditës së nesërme kryeministri Avdullah Hoti pritet të ketë një agjendë të ngjeshur, ku me fillim të ditës pritet të mbajë mbledhjen e Qeverisë, në të cilën nuk dihet se çfarë të diskutohet.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media bën të ditur se Qeveria e Kosovës nesër do të zhvillojë një mbledhje, e cila fillon në orën 09:00.

Kryeministri i vendit më vonë merr pjesë në perurimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Haradin Bajrami”, në Magure të Lipjanit.

Teksa krejt në fund, Hoti pritet që të takohet për herë të parë me shefin e ri të Zyrës së BE’së, Tomas Szunyog.

Ky i fundit, sapo e ka filluar detyrën e tij të re në Kosovë.

Çeku Szunyog është emëruar nga Këshilli Evropian në pozitën e përfaqësuesit të ri special të Bashkimit Europian në Kosovë, krejt kjo pas skadimit të mandatit të Nataliya Apostolova, shrkuan Gazeta Metro.

Diplomati i ri i BE’së, siç u tha përmes një njoftimi, do të mbështet edhe perspektivën europiane të Kosovës dhe afrimin me BE’në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK