Connect with us

Shëndetësi

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 2 pacientë në respirator, 34 në Oksigjeno-terapi

Published

on

Dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 49 pacientë me koronavirus. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta  12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht bëhet e ditur se janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor 587 pacientë, ku 49 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm bënë me dije Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përcjell Klan Kosova.

Në Spitalin e Pejës gjatë këtij vikendi kanë ndodhur edhe 10 lindje, katër prej tyre kanë qenë lindje normale ndërsa gjashte me prerje cezariane. Nga 10 foshnje të lindura, pesë kanë qenë të gjinisë femërore dhe pesë të gjinisë mashkullore.

378 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,216 analiza, ndërsa janë kryer 15 Operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 98 shërbime Radiologjike.

The post Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 2 pacientë në respirator, 34 në Oksigjeno-terapi appeared first on Klan Kosova.