Connect with us

Sport

Ndryshim orari për ndeshjen Gjilani – Ballkani

Publikuar

E planifikuar që të luhej të dielën me fillim nga ora 16:00, ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit tashmë është zhvendosur në një tjetër orar.

Dy skuadrat do të takohen në të njëjtën ditë, por do të luajnë në orën 13:30, bën të ditur faqja zyrtare e Gjilanit.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit do të jetë e vlefshme për xhiron e tretë në Superligën e Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në ‘Agim Ramadani – Katana’, në Gjilan, pa tifozë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK