Connect with us

Sport

Shkëndija – Tottenham do të transmetohet në TVM2

Publikuar

Ndeshja e turit të tretë të Europa League mes Shkëndijës dhe Tottenham Hotspur do zë zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 19:50.

Por duke pasur parasysh interesimin e jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, televizioni publik në gjuhën shqipe (RTVM2) në Maqedoni ka siguruar të drejtat e transmetimit të kësaj super ndeshje për shikuesit në territorin e Maqedonisë së Veriut, raporton Zyrtare.net

Kualifikim historik për Shkëndijën e Tetovës në Ligën e Europës erdhi pas fitores minimale që shënoi skuadra nga Tetova ndaj Botosanin me rezultatin minimal 1-0.“Perla” e Besart Ibraimit në minutën e 2-të, mjaftoi për skuadrën tetovare, të siguronte kualifikimin, në ndeshjen e zhvilluar në Rumani.

Kujtojmë që Shkëndija nëse bën të pamundurën të mundur duke eliminuar Tottenhamin kësaj rradhe, në fazën play-off do të ketë përballë fituesen e çiftit të raundit të tretë mes rusëve të Rostov dhe izraelitëve të Maccabi Haifa./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK