Kosovë
Nasim Haradinaj për arrestimin nga Specialja: Familja nuk diti gjë për mua 3-4 ditë

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë para Gjykatës Speciale se nuk e kanë njoftuar familjen e tij për arrestimin e tij që ndodhi më 26 shtator.
I pyetur nga Gjykatësi nëse ka arritur të njoftojë familjen për arrestimin e tij, ai deklaroi se kjo është marrë vesh vetëm nga mediat.
Më tej, ai shtoi se “familja nuk diti gjë” për të 3-4 ditë, por se kishte folur me ta pas arritjes në Hagë, përcjell Periskopi.
Haradinaj ende nuk ka aktakuzë – u njoftua në seancën e sotme – por është arrestuar sepse Gjykata sheh rrezikun që ai të arratiset nga vendi.
Haradinaj është në Hagë për shkak të publikimit të dosjeve sekrete që i vinin në zyre nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /Periskopi





















