Connect with us

Sport

Napoli fiton ndeshjen e parë të sezonit, nuk ka minuta për Rrahmanin

Publikuar

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka mposhtur Parman në udhëtim me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Epërsinë për napolitanët e fitoi Dries Mertens, atëherë kur luhej minuta e 63’ e takimit.

Kjo epërsi u dyfishua nga goli i Lorenzo Insigne, i cili erdhi në minutën e 77’.

Në këtë ndeshje minuta nuk pati për qendërmbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, pasi Gattuso startoi me Koulibaly-Manolas në mbrojtje.

Napoli kështu numëron tri pikët e para, kurse Parma e nis me humbje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK