Connect with us

Kosovë

Musliu: Specialja do të përfundojë ashtu siç është ideuar, me vulën e turpit

Publikuar

Deputetja nga PDK-ja, Ganimete Musliu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në OVL të UÇK-së.

Ajo e përsëriti atë që kishte thënë para 8 viteve. “E kam thënë para 8 viteve por po e them edhe sot: Gjykata Speciale do të përfundojë ashtu siç është ideuar: me vulën e turpit”, u shpreh Musliu.

Ajo thotë se Gjykata e Hagës në pamundësi të sigurojë mbrojtjen e informatave e për të mbuluar turpin e vet nga bashkëpunimi me serbët qe dogjen, vranë, dhunuan e masakruan sot po arrestojnë ish ushtarët e UÇK-së.

Këta ushtarë/ veteran nuk thyen zyret e Gjykatës në Hagë, nuk i vodhën informatat, nuk shkelen asnjë ligj.

Nga krejt çka kemi pare Informatat/dosjet ua sollën vullnetarisht.

A u hetua, zbulua apo u arrestuan ata qē nxorrën informatat?
Është e papranueshme qasja e Eulexit njejtë siç është e papranueshme toleranca e qeverisë sonë ndaj kësaj qasje”

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK