Sport
Munishi deklarohet pas fitores ndaj Llapit

Ballkani ka marrë një fitore të merituar prej 1:3 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Mirlind Daku me dy gola dhe Blendi Baftiu me një, shënuan për Ballkanin në këtë ndeshje.
Munishi pas ndeshjes, ka thënë se para fillimit të saj, do të ishin të kënaqur edhe me një barazim, pasi Llapi ka skuadër të mirë.
“Kishim një kundërshtar të fortë, që luan futboll të mirë”, ka deklaruar Munishi, përcjell lajmi.net.
Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren, luftuan që nga minuta e parë dhe ia arritën qëllimit” shtoi Munishi për “Art Sport”./Lajmi.net/






















