Sport
Motrat Hajdari e nisin me fitore edicionin e ri në Danimarkë

Ato kanë dhënë kontribut të çmueshëm në derbin e xhiros së parë të kategorisë së dytë, në mes të Ringkobingut dhe Sonderjyskes.
Ringkobingu fitoi me rezultat 29:21. Sonderjyskes po i mungon shumë kapitenia e Kosovës dhe liderja e kësaj skuadre, Leonora Demaj.
Ajo është në fazë rikuperimi pas operimit të gjurit.
Motrat Hajdari po rriten vazhdimisht si lojtare dhe presim të ofrojnë kontribut të madh edhe në Kombëtaren tonë në hendboll. /Lajmi.net/






















