Connect with us

Sport

Modric: Largimi i Messit, humbje e madhe për La Ligan

Publikuar

Saga për largimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë nga Barcelona, vazhdon të jetë aktive në media, me babanë e tij që ka mbërritur në Spanjë, për të diskutuar me drejtuesit e klubit katalan.

“Do të ishte një humbje e madhe. Njëjtë sikur kur u largua Cristiano”, ka deklaruar Modric, përcjell lajmi.net.

“Por ju nuk mund të mendoni për të kaluarën. Është futboll dhe kjo është e gjitha. Nëse ndodh do të ishte një humbje e madhe për imazhin e ligës”.

Megjithëkëtë, Modric thotë se duhet shikuar përpara, te futbollistët e tjerë që do të bëhen yje në të ardhmen.

“Por ne duhet të shikojmë përpara. Lojtarët e tjerë do të bëhen yje”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK