Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë licencon edhe tre laboratorë për teste serologjike për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe tre laboratorë privatë që do të kryejnë teste serologjike për SARS COV-2, njofton Klan Kosova.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, laboratorët që do të kryejnë teste serologjike për COVID-19 janë: Laboratori Mjekësor Biokimik – Hematologjik “DIAGNOSTIKA” në komunën e Gjakovës, Laboratori Mjekësor Biokimik – Hematologjik “DIALAB” në Prizren dhe Laboratori Mjekësor Biokimik – Hematologjik “Kavaja” në Mitrovicë.

The post Ministria e Shëndetësisë licencon edhe tre laboratorë për teste serologjike për COVID-19 appeared first on Klan Kosova.





















