Sport
Milik kërkon qëndrimin te Napoli – injorim total për Romën dhe Tottenhamin

Ylli polak thuhet t’i ketë kërkuar skuadrës së Napolit që të qëndrojë me ta edhe këtë sezon.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, Milik ka vendosur se nuk është i kënaqur me opsionet që ka aktualisht në tavolinë dhe do të preferonte qëndrimin në ‘San Paolo’, transmeton lajmi.net.
Roma dhe Tottenham janë skuadrat e interesuara për kartonin e lojtarit.
Polaku ka kontratë të vlefshme me skuadrën e Napoli deri në qershor të vitit 2021 dhe ka refuzuar vazhdimin e kontratës.
Ai pritet që nga ‘San Paolo’ të largohet si lojtar i lirë. /Lajmi.net/






















