Connect with us

Sport

Milan synon të përforcojë mbrojtjen me Berat Gjimshitin

Publikuar

Pas emrave si Milenkovic apo edhe Nastasic sëfundmi në skenë për kuqezinjtë ka dalë një tjetër futbollist ballkanas dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.

Milan e ka identifikuar Gjimshitin si mbrojtësin që i duhet të plotësojë boshllëkun në repartin e mbrojtjes, për të synuar arritjen në katër vendet e para në Serie A, raporton Tuttosport, transmeton lajmi.net.

Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe trajneri Gasperini e pëlqen shumë stilin e lojës së tij, prandaj operacioni mund të jetë i vështirë për t’u finalizuar.

Kartoni i tij vlerësohet të jetë rreth 15 milionë euro, edhepse Rossonerët ende nuk e kanë nisur ofertën pasi janë në negociata fillestare. /Lajmi.net/