Sport
Milan blen sulmues, mungon vetëm zyrtarizimi

Milan ka shfrytëzuar opsionin për blerjen e sulmuesit Ante Rebic nga skuadra e Eintracht Frankfurt, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.
Në ndërkohë klubi gjerman ka zyrtarizuar blerjen e Andre Silva nga Rossonerët.
Andaj, Rebic do të jetë futbollist i Milanit në kuptim të plotë nga sezoni i ardhshëm.
Reprezentuesi kroat shkëlqeu në fazën përfundimtare të sezonit duke shënuar 12 gola dhe bindur drejtuesit e Milanit ta shfrytëzojnë opsionin për blerjen e tij nga klubi i Bundesligës. /Lajmi.net/






















