Lajme
Meta: Prishja e “5 qershorit” do të ndëshkohet nga qytetarët, hapni listat ose largohuni

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i bën thirrje mazhorancës socialiste që të reflektojë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Shtetit shkruan se çdo manovër mashtruese për hapjen e listave për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit do të ndëshkohet nga qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni”, ka thënë Meta, shkruan Oraneës.tv.
.


















