Lajme
Meta për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një hap i rëndësishëm, në funksion të paqes e stabilitetit

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur në Shtëpinë e Bardhë.
“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! ”
“Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!’, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova



















