Connect with us

Sport

Messi shfaqet për herë të parë që kur kërkoi largimin nga Barca, sërish bashkë me Suarez

Publikuar

Futbollisti kalon shumicën e kohës në shtëpi, duke pritur të zgjidhë të ardhmen e tij.

Mundo Deportivo ka pasur qasje në imazhet e para të Leo Messit gjatë kësaj jave, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi e kaloi mëngjesin duke luajtur tenis me Luis Suárez dhe me Pepe Costa, një punonjës i klubit dhe personi më i besuar i tij.

Pas përfundimit të tenisit, Messi ka pritur ardhjen e babait të tij, me të cilin duhet të vendosë hapat e ardhshëm për të ndërmarrë, pas takimit të djeshëm me FC Barcelona.

Ndiqni videon e mëposhtme. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK