Connect with us

Lajme

Messi po qëndron: Cilat do të jenë pasojat e këtij vendimi te Barcelona

Publikuar

më

Telenovela më e madhe e verës ka përfunduar kur Lionel Messi tregoi vendimin e tij për të qëndruar në Barcelonë. Argjentinasi foli për të gjithë procesin që e ka sjellë marrëdhënien e tij me klubin në këtë pikë dhe identifikoi vetëm një armik: Josep Maria Bartomeun.

Kështu që edhe për një sezon më shumë, Messi do të vazhdojë të drejtojë Barcelonën, por kjo mund të ketë edhe pasoja.

Kufijtë financiarë

Ndërsa COVID-19 ka ndikime të mëdha në llogaritë e klubeve, Barcelona do të duhet të pranojë që ata do të shpenzojnë të paktën 100 milionë euro si rezultat i Messit.

Kjo pasi ata duhet të pagujnë pagën e tij, ndërsa do të largohet falas pas një vit.

Nënshkrimet e mundshme si Lautaro Martinez, Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay tani duken të pamundura.

Çarje institucionale

Messi po qëndron, por ai u përkujdes që të godas drejtuesit e klubit, duke thënë se nuk kanë asnjë projekt.

“E vërteta është se nuk ka pasur asnjë projekt ose ndonjë gjë për një kohë të gjatë”.

“Ata mashtrojnë dhe mbulojnë vrima ndërsa gjërat kalojnë”, ka thënë Messi për Goal.com.

Marrëdhënia midis tij dhe Bartomeu nuk mund të ishte dëmtuar më shumë se sa tash, ndërsa tifozët do të presin me padurim zgjedhjet që do të mbahen në mars.

Tifozët të ndarë

Kapitujt e ndryshëm që janë shpalosur gjatë javëve të fundit kanë lënë gjithashtu tifozët të ndarë në dy grupe. Kritikët e Messit janë rritur në numër dhe paraqitjet e ardhshme nëse do të ishin të këqija, mund të shkaktojnë edhe ndonjë reagim më të madh.

Messi mund të mos jetë aq i paprekshëm sa ka qenë më parë.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes

Kapiteni po qëndron, por ka të ngjarë që disa nga shokët e tij të skuadrës dhe miqtë e tij më të mirë të largohen. Të gjithë sytë janë tani drejt Luis Suarezit, i cili duket se do të largohet së shpejti, ndërsa Arturo Vidal është një tjetër aleat i Messit që sigurt se do të largohet.

Vetëm Jordi Alba dhe Sergio Busquets pritet të qëndrojnë akoma.

Sa i përket trajnerit, karakteri i fortë i Ronald Koeman ishte i njohur para se të merrte punën dhe ai nuk humbi kohë për ta treguar atë, madje edhe me vetë Messin.

Marrëdhënia midis trajnerit dhe numrit 10 do të jetë thelbësore për të parë se si do të shkojë sezoni 2020/21.

.

Shqipëri11 minutes ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme1 hour ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

Lajme1 hour ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Kosovë1 hour ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme1 hour ago

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Lajme2 hours ago

Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

Lajme2 hours ago

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

Maqedoni2 hours ago

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Lajme2 hours ago

Mustafa Dauti: Po mbrojmë edhe shëndetin e qytetarëve, ndalohen 2.8 tonë kripë pa jod

Lajme2 hours ago

Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3% maqedonas dhe 25,5% shqiptarë

Shqipëri2 hours ago

“Ka larguar figura me peshë”- Dritan Hila zhbën “ripërtëritjen” e PD: Nëse Nikola Kedhi i del kundër Berishës, Flamuri do ta “ekzekutojë”!

Lajme3 hours ago

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

NA NDIQ NË FACEBOOK