Sport
“Messi mund të shkëlqejë në Premierligë”

Messi i ka bërë të ditur Barcelonës se dëshiron të largohet këtë verë, me Manchester Cityn skuadrën favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.
Babai i Messit ndodhet në Barcelonë, duke diskutuar me drejtuesit klubit.
“Gjithçka mund të ndodh”, ka deklaruar fillimisht Pochettino, teksa fliste për situatën e Messit, përcjell lajmi.net.
“Messi mund të luajë kudo që ai dëshiron, në Spanjë apo Premierligë. Ai është gati të bëhet më i miri në secilën ligë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/






















