Connect with us

Sport

Messi mbërrin në ambientet e fushës stërvitore të Barcelonës – pritet stërvitja e parë me Koeman

Publikuar

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, pasi doli negativ në testet mjekësore, është kthyer në qendrën stërvitore të Barcelonës.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para kur argjentinasi mbërriti në këto ambiente, me veturën e tij luksoze.

Messi pritet që të zhvillojë stërvitjen e parë nën urdhrat e Ronald Koeman, përcjell lajmi.net.

Argjentinasi ishte pjesë e një drame të gjatë që e lidhte me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK