Sport
Messi e dëshiron largimin, por Barcelona e përdor si imazh në shitjen e fanellave

Megjithëse Messi e ka kërkuar largimin nga klubi përmes një shkrese zyrtare dhe nuk është paraqitur në qendrën stërvitore për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, Barcelona vazhdon të hiqet sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Fytyra e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë zë vendin në rreshtin e parë të fotografisë promovuese të Barcelonës për shitjen e fanellës së parë të klubit për sezonin e ri 2020/21, pavarësisht se ai nuk e ka ndërmend ta veshë atë më.
Kjo fotografi është publikuar nga llogaria e Barcelonës në Twitter, përmes së cilës u bënë thirrje tifozëve ta blejnë fanellën e re.
The 20/21 home ‘Stadium’ jersey is now available
#OnlyForCulers
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 2, 2020

The 20/21 home ‘Stadium’ jersey is now available





















