Connect with us

Kosovë

Merr fund seanca e parë e Gjykatës Speciale: Mustafës i redaktohet aktakuza, nuk deklarohet për fajësinë

Publikuar

Ka marrë fund seanca e parë gjyqësoe e Tribunalit Special kundër ish eprorit të Uçk-së, z.Salih Mustafa.

Mustafa, i njohur në luftë si Cali, u prezantua fillimisht si zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa nuk u deklarua as i fajshëm e as i pafajshëm në lidhje me akuzat.

Atij iu lexuan akuzat nga një sekretare e Gj.Speciale, duke përmendur, ndër tjerash edhe trajtimin çnjerëzor të të ndaluarve në një vend-ndalim në fshatin Zllashë në vitin 1999.

Mustafa në anën tjetër konfirmoi se avokati që e përfaqësoi në seancën e sotme do të jetë avokat gjatë gjithë procesit.

Avokati i Mustafës deklaroi se Mustafa nuk kishte pasur rastin ta lexonte krejtësisht aktakuzën dhe se nuk e merrte vesh pse ajo ishte redaktuar. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK