Ndryshe
Mënyra e pazakontë se si ndëshkohen njerëzit që nuk mbajnë maskë në Indonezi

Autoritetet në Indonezi kanë përdorur metoda të pazakonta për të detyruar njerëzit të mbajnë maska mbrojtëse.
Në disa provinca, banorët e kapur në vende publike pa maskë thuhet se janë mbyllur për disa minuta në arkivole që përdoren për të transportuar viktimat e virusit COVID-19.
Tregtarët në tregun e qytetit Probolingo në bregdetin verior të Java-s lindore kanë pësuar një dënim të tillë dhe disa prej tyre janë ndaluar përkohësisht të punojnë.
Kjo nuk është mënyra e vetme e pazakontë e ndëshkimit për mosmbajtjen e maskave: Disa u detyruan të pastronin tregun dhe ujërat e zeza atje.





















