Meksika po heton pretendimet e gjashtë grave meksikane se janë sterilizuar derisa po mbaheshin në qendrat e mbajtjes së emigrantëve në ShBA, ka thënë ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard.
Një sinjalizues javën e kaluar pretendoi që në emigrantët po performoheshin histeroktomi në ShBA pa miratimin e plotë të tyre.
Zyrtarët amerikanë të emigracionit thanë se po i merrnin këto akuza shumë seriozisht, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Meksika ndërkohë i quajti këto operacione si “të papranueshme”.
“Ne tashmë jemi në kontakt me gjashtë gratë mekssikane që mund të kenë qenë subjekt i kësaj forme të procedurës,” tha z.Ebrard në një konferencë shtypi.
Të hënën presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador (AMLO) tha se qeveria e tij do të ndërmerrte veprime ligjore kudnër ShBA-ve nëse pretendimet konfirmoheshin.
Edhe 150 apo më shumë anëtarë të kongresit amerikan kanë bërë thirrje për hetime. /Periskopi























