Sport
Mediet në Zvicër: Edon Zhegrova rikthehet te Basel

Skuadra zvicerane, edhe pse në mars nuk e shfrytzëoi mundësinë për transferimin e yllit kosovar, ka vendosur që të njëjtën ta bëjë tani.
Media zvicerane ‘442.ch’ raporton se Basel dhe Edon Zhegrova kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate tri vjeçare, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit.
Kartoni i Zhegrovës do t’i kushtojë Baselit tre milionë euro, shumë kjo që do të shkojë te Genk.
Zhegrova ka qenë pjesë e Basel edhe sezonin e kaluar si i huazuar, duke qenë lojtari më i mirë i skuadrës zvicerane./Lajmi.net/






















