Kosovë
Mediat serbe: Procesi i dialogut për 28 shtator në pikëpyetje, Prishtina refuzon diskutimin për Asociacionin

Raundi i ardhshëm i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për 28 shtator në Bruksel, sipas Tanjug, mund të mos zhvillohet.
Ata raportojnë se burime diplomatike nga BE u kanë thënë se Kosova është duke refuzuar që në atë takim të diskutohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton Klan Kosova.
Takimi radhës pritet të zhvillohet në nivel të lartë në mes të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.






















