Kosovë
Më tepër se 900 mijë vdekje nga COVID-19 në botë

Numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka tejkaluar shifrën 900 mijë.
Numri global i të vdekurve nga koronavirusi tejkaloi shifrën 900,000, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Ka pasur 900,079 vdekje në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë llogaritur 190,649 vdekje të lidhura me koronavirusin, më së shumti në të gjithë botën.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara Covid-19 në të gjithë botën qëndron në 27,695,130, sipas universitetit.




















