Connect with us

Lajme

Me shume se 20 dite i zhdukur/ Policia britanike e shqetësuar për 17-vjeçarin shqiptar. Ja apeli qe ben

Publikuar

Policia britanik vazhdon të jetë e shqetësuar për shqiptarin Daniel Gjinaj, i cili prej datës 20 gusht rezulton i zhdukur.

Sipas mediave britanik, 17-vjeçari shqiptar dihet vetëm që ka udhëtuar me tren në Brighton, dhe mendohet të jetë akoma në këtë zonë.

Policia thotë se është e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur. Ajo thotë se adoleshenti shqiptar është me trup të dobët dhe me flokë të zeza të prera shkurt.

“Kushdo që e sheh atë ose që di për vendndodhjen e tij kërkohet të kontaktojë policinë në internet ose duke telefonuar 101”, thotë policia.

NA NDIQ NË FACEBOOK