Lajme
Mbytet një pushues në Plazhin e Gjeneralit

Një pushues është mbytur në det pasditen e së shtunës në zonën e Plazhit të Gjeneralit në Kavajë.
Sipas policisë, 41 vjeçari nga Tirana E.M. kishte hyrë për t’u larë në det, por fatkeqësisht nuk ia ka arritur të dalë prej aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të mbytjes, shkruan A2 CNN.



















