Connect with us

Sport

Mbyllet pjesa e parë në ‘Ennio Tardini’ – Kosova në disavantazh ndaj Moldavisë

Publikuar

Kosova ka mbyllur në mënyrën më të keqe të pritur pjesën e parë kundër kombëtares së Moldavisë, shkruan lajmi.net.

Në një 45 minutësh ku Dardanët administruan ndeshjen, rezultati ishte në favor të Moldavisë.

Në minutën e 20’, Nicolaescu shënoi për të zhbllokuar rezultatin e këtij takimi.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, me Kosovën që nuk pati ndonjë rast serioz për të shënuar, përkundër se luajti më shumë me topin.

Reparti ku ngeci kombëtarja e Kosovës ishte ajo e mesfushës, me Herolind Shalën që dukej jashtë elementit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK