Uncategorized
Mbi 50 gra në Republikën D. të Kongos akuzojnë punëtorët e OBSh-së për abuzim seksual

Më shumë se 50 gra kanë akuzuar punëtorët shëndetësorë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe OJQ-të udhëheqëse për shfrytëzim seksual dhe abuzim gjatë përpjekjeve për ta luftuar Ebola-n në Republikën Demokratike të Kongos.
Në intervista, 51 gra paraqitën shumë raste të incidenteve të abuzimit, kryesisht nga burrat që thanë se ishin punëtorë ndërkombëtarë, gjatë krizës së Ebolas më 2018 deri më 2020.
Shumica e grave thanë se një numër burrash ose iu kishin propozuar të bënin seks, ose i kishin detyruar në këmbim për një punë ose iu kishin ndërprerë kontratat kur ato kishin refuzuar, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.
Numri dhe ngjashmëria e shumicës së rasteve të paraqitura nga gratë në qytetin lindor të Benit nënkupton se praktika ka qenë shumë e shpërndarë, me tri organizata që tashmë janë zotuar të hetojnë akuzat.
Sekretari gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje që këto pretendime të “hetoheshin plotësisht”.
Disa gra thanë se ishin joshur me pije, të tjerat se vënë në kurth nëpër zyre dhe spitale, dhe disa thanë se ishin mbyllur në dhoma nga burra që iu premtonin vende puna apo i kërcënonin se do t’i pushonin nga puna nëse nuk bashkëpunonin.
“Shumë e shumë gra e kanë pësuar nga kjo gjë,” tha një 44 vjeçare, që iu tha reporterëve se për të marrë një punë ajo kishte bërër seks me një burrë që kishte punuar për OBSh-në.
Ajo dhe gratë e tjera folën në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes. /Periskopi





















