Connect with us

Sport

Mbi 400 futbollistë kanë kërkuar ndihmë financiare nga FIFA

Published

on

Deri më tani ka pasur 441 aplikime në Fondin FIFA për Lojtarët e Futbollit (FFP), duke kërkuar paga të papaguara nga klubet.

89 për qind e atyre që aplikuan ishin me klube në Evropë, me pjesën e mbetur 11 për qind në pjesë të tjera të botës.

Lojtarët kishin mundësi të aplikonin deri në fund të qershorit përmes sindikatës së lojtarëve botëror, FIFPRO.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka lënë mënjanë 12.3 milionë funte për të ndihmuar lojtarët që luajnë pa pagesë ndërmjet viteve 2020-2022. Një shtesë prej 3.8 milionë funte është caktuar për lojtarët që kanë luajtur pa pagesë mes viteve 2015-2020. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK