Kosovë
Matematikani fiton çmim më të rëndësishëm se Nobeli për veprën madhore

Një matematikan që zgjodhi një grup ekuacionesh të rënda që sillen aq keq sa nuk bëjnë kurrfarë kuptimi ka fituar çmimin më të lartë në akademi.
Martin Hairer, një hulumtues austriako-britanik nga Kolegji Imperial i Londrës, është fituesi i çmimit Breakthrough 2020 për matematikë, dhe do t’i marrë 3 milionë dollarë. Ky çmim po rivalizon nobelët sa i përket namit që sjell.
Haireri mori çmimin për punën e tij në analizën e stokastikës (stochastic), një fushë që prëshkruan se si efektet e rëndomta kthejnë matematikën e gjërave si përzierja e një filxhani me çaj, rritja e zjarreve pyjore, apo shpërndarja e pikëzave të ujit që bien në ndonjë shami – në probleme komplekse.
Vepra e tij madhore, një traktat 180 faqësh, që njoftoi botën me “strukturat rregullare”, aq shumë i mahniti kolegët e tij sa njëri kishte thënë mos i ishte transmetuar Hairerit nga ndonjë civilizim alien inteligjent, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.
Haireri, që është qiraxhi në Londër me gruan dhe një koleg të tij, dëgjoi se e kishte fituar çmimin në një thirrje në Skype derisa ishte ende në karantinë.
“Ishte krejtësisht i papritur,” tha ai. “Nuk kam menduar për të aspak, kështu që u trondita. S’mund të dilnim as gjashtë, kështu që festuam në shtëpi.” /Periskopi






















