Connect with us

Sport

Marrëveshja është afër, Bale rikthehet në Tottenham

Publikuar

Gareth Bale po rikthehet në Tottenham.

Sulmuesi uellsian është në prag të largimit nga Real Madrid dhe rikthimit te ish skuadra e tij nga Premierliga, ka njoftuar Fabrizio Romano nga “Sky Sport”, transmeton lajmi.net.

“Marrëveshja është duke u afruar, detajet e fundit të saj janë duke u realizuar. Bale tashmë u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se do të transferohet në Tottenham”, shkroi Romano në Twitter.

Bale nuk zë vend në planet e trajnerit Zinedine Zidane në Real Madrid dhe është i mirëseardhur në Tottenham te Jose Mourinho. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK