Sport
Marcelo Bielsa i prezantohet në mënyrë fantastike Premierligës

Bielsa, apo siç njihet me pseudonimin e tij ‘El Loco’ tregoi më së miri se ekipi i tij sivjet do të jetë ‘kockë’ e fortë për skuadrat e Premierligës.
Leeds debutoi pas 16 viteve në Premierligë kundër kampionit në fuqi, Liverpool në ‘Anfield’. Pavarësisht humbjes 4:3, ekipi ikonik anglez zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, por në fund episode të caktuara vendosen epilogun e ndeshjes.
Se çfarë futbolli të bukur aplikon Bielsa mjafton të shihet paraqitje e mbrojtjes së Liverpoolit, e cila ka kohë që nuk është dukur në këtë nivel.
Pasimet e shpejta, pasimet e gjata dhe të sakta si dhe disa vertikalizime interesante ishin disa nga taktikat më të veçuara te Leeds sonte ndaj Reds.
Për më tepër, në ‘Anfield’, aty ku Liverpooli nuk njeh humbje tash e 27 ndeshje, Leeds dominoi me posedimin e topit… gjë që nuk e kanë bërë as top ekipet angleze.
Përveç meritës së lojtarëve në fushë, prapa këtyre statistikave dhe lojës së bukur qëndron ‘arkitekti’ i quajtur Marcelo Bielsa, që tregoi më së miri se Premierliga ka pasur nevojë për një trajner të tillë, i cili shpresohet të qëndrojë gjatë për t’i dhënë hijeshi kampionatin elitar anglez. /Lajmi.net/






















