Connect with us

Sport

Maqedonia Veriore fiton ndaj Armenisë – sinjale jo të mira para ndeshjes së tetorit ndaj Kosovës

Publikuar

Me rezultatin 2:1, Maqedonia ka treguar se është gati të marrë rezultate pozitive edhe pa pasur paraqitje të mirë në fushën e blertë, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen kundër Armenisë, maqedonët u mjaftuan me dy depërtime të Elmas, i cili fitoi penallti të cilat u konkretizuan më pas në gola.

Fillimisht shënoi Ezgjan Alioski, atëherë kur luhej vetëm minuta e 4’ e ndeshjes, për rezultatin 1:0.

Goli i dytë erdhi nga Nestorovski, i cili po ashtu shënoi nga penalltia, për golin që doli të ishte i tri pikëve.

Përveç këtyre dy penalltive, Maqedonia Veriore nuk ishte shumë krijuese në lojën e hapur.

Krejt në fund të ndeshjes, Armenia shënoi për 2:1 në minutën e 94′, me anë të Barseghyan, që njësoj sikur maqedonët, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu, maqedonët numërojnë 3 pikë në grupin ku luan Armenia, Estonia dhe Gjeorgjia. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK