Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Shqyrtohet rritja e gjobave për mosmbajtje të maskës

Publikuar

Policia për çdo ditë po regjistron numër të madh të shkeljeve për mosmbajtje të mbrojtjes personale, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 680 shkelje.

Qeveria, po mendon që ta rrisë vlerën e gjobave për mosmbajtje të maskave për mbrojtje nga Kovid-19.

“Në Qeveri bisedojmë në lidhje me rritjen e gjobave dhe do të vlerësohet nëse ka nevojë për atë ose jo. E rëndësishme është që vëllimi i punës së nëpunësve policor është rritur dhe bëjmë gjithçka që duhet të bëhet në këtë moment për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë masat, gjegjësisht të cilët së pari nuk respektohen vetvetiu dhe nuk i respektojnë familjet e tyre me atë që nuk mbrohen dhe ekspozohen në rrezik të përfshihen me infeksionin. Duhet të mbajnë ndonjë përgjegjësi. Dhe kjo do të ndodh më tutje edhe në objektet hotelerike dhe në tubime etj, gjithnjë e më shumë , me qëllim që të ndikohet te ato të cilët nuk i respektojnë masat dhe me atë direkt i rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së Qendrës policore Gjorçe Petrov.