Sport
Manny Pacquiao konfirmon duelin me McGregor

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao ka konfirmuar se do të përballet me Conor McGregor.
Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe ‘Dailymail’, duke treguar edhe lokacionin se ku do të zhvillohet dueli, përcjell lajmi.net.
Dueli do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, vitin e ardhshëm.
Irlandezi McGregor insistonte gjatë së premtës se është gati të luftojë me Pacquiao.
Filipinasi ka bërë të ditur se fitimet e tij do t’i ndajë për të prekurit nga koronavirusi. /Lajmi.net/





















