Connect with us

Sport

Mancini: Tek Italia ka vend për përmirësime

Publikuar

Italia në kuadër të Ligës së Kombeve do të përballet me kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë selektori i Italisë, Roberto Mancini, i cili beson se skuadra e tij ka vend për përmirësime.

“Shpresojmë të fillojmë nga ku e kemi lënë 10 muaj më parë dhe shpresoj që njerëzit të na ndjekin”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Por, ne kemi vend për përmirësime në secilin aspekt, si taktik ashtu edhe teknik. Punojmë çdo ditë”, shtoi italiani.

Italia bënte një kampanjë të jashtëzakonshme për kualifikimet e Euro 2020. Rrugën e njëjtë synon ta ndjek edhe në kualifikuese. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK