Connect with us

Sport

Mancini: Jorginho nuk starton

Publikuar

më

Italia ka sonte ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, me kombëtaren e Bosnjës që ia konteston tri pikët.

Para kësaj ndeshje, trajneri Roberto Mancini ka bërë të ditur se nuk do ta startojë Jorginhon.

“Nuk besoj se Jorginho do të startojë, pasi ai erdhi ditë me vonesë sesa të tjerët”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Ne akoma po vlerësojmë gjendjen e tij fizike, kështu që ai me gjasë do të jetë në bankën rezervë”, shtoi trajneri italian.

Mbetet të shihet se cili do të jetë formacioni startues i Italisë për ndeshjen ndaj Bosnjës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK