Lajme
Mali i Zi lehtësoi masat për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut

Trupi kombëtar koordinues për sëmundje infektuese (NKT) i Malit të Zi mbrëmë, me propozim të Institutit për Shëndet Publik në vend, vendosi t’i lehtësojë kushtet për hyrje në Mal të Zi për qytetarët e rajonit dhe qytetarët malazezë të cilët shkurt udhëtojnë në ndonjërin prej vendeve të fqinjësisë.
Siç kumtoi Instituti, sikurse deri më tani, hyrja në Mal të Zi mundësohet pa kushte shtesë për banorët e vendeve të “listës së gjelbër”, ndërsa banorët e vendeve të “listës së verdhë” mund të hyjnë në Mal të Zi me rezultat pozitiv të testit serologjik – antitrupa të klasit lgG që e jep laboratori i regjistruar dhe jo më të vjetër se 30 ditë, njofton MIA.
Në grupi e e vendeve të “listës së verdhë” bëjnë pjesë Shqipëria, Australia, Bosnjë e Hercegovina, Izraeli, Kosova, Libani, Sejshel, Singapuri, ShBA, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

















