Connect with us

Kosovë

Lukashenko betohet fshehtas si president i Bjellorusisë

Publikuar

Inaugurimi i autokratit të sfiduar bjellorus, Aleksandër Llukashenko, për një tjetër mandat si president ka ndodhur në Minsk në një ceremoni sekrete që nuk ishte njoftuar paraprakisht. Liderët opozitarë dhe politikanët evropianë menjëherë e denoncuan këtë veprim si jolegjitim.

“Dita kur presidenti merr detyrën, dita e inaugurimit, është dita e fitores tonë të përbashkët,” tha Lukashenko për të mbledhurit në ceremoni.

Llukashenko, fitorja e pretenduar e tij me 80 për qind të votave shkaktoi protesta masive në këtë shtet, e mbajti ceremoninë sekrete në mënyrë që të mos bëhej magnet për protestuesit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Nuk e kemi zgjedhur thjesht një pesident, i kemi mbrojtur vlerat tona ne, jetën tonë paqësore, sovranitetin dhe pavarësinë tonë, dhe kemi shumë punë para vetes në këtë drejtim,” tha ai, pasi u betua për një mandat të të gjashtë në detyrë.

Svetlana Tikhanovskaya, e cila zyrtarisht fitoi vetëm 10 për qind të votave, u detyrua që të largohej nga vendi pasi po kërconohej. Ajo për inaugurimin tha se kjo nënkuptonte që mandati i Lukashenkos ishte tash zyrtarisht i përfunduar.  Tikhanovskaya e shpalli veten si të vetmen lidere legjitime të Bjellorusisë./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK