Connect with us

Kosovë

Lufta Armeni-Azerbaixhan: Këshilli i Sigurimit të OKB-së bën thirrje për armë-pushim të menjëhershëm

Publikuar

Këshilli i Sigurimit të OKB-së i ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbaixhanit që të ndërprejnë menjëherë luftimet në Nagorno-Karabakh dhe që urgjentisht të vazhdojnë bisedimet pa parakushte derias konflikti rrezikon të përshkallëzohet edhe matanë rajonit.

Të martën mbrëma, trupi më i fuqishëm i OKB-së ashpërsisht dënoi përdorimin e forcës dhe mbështetin sekretarin gjeneral Antonio Guterres që bëri thirrje të ndalej luftimi, të uleshin tensionet dhe të vazhdonin bisedimet “pa shtyrje”.

Më herët, liderët e dy vendeve përmendën bisedimet paqësore, duke akuzuar njëri-tjetrin për pengimin e negociatave mbi territorin seperatist, me dhjetëra të vdekur e të plagosur në tri ditë të luftimeve brutale.

Në incidentin më të fundit, Armenia tha se një prej avionëve luftarakë ishte qëlluar nga Turqia, duke e vrarë pilotin, në atë që mund të përbëj një përshkallëzim madhor të dhunës. Edhe Turqia por edhe Azerbaixhani e kanë mohuar përgjegjësinë, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për bisedime që do t’i jepnin fund konfliktit mes dy ish republikave sovjetike në rajonin e maleve të Kaukazit.