Lajme
Lleshaj: E sigurt që nuk do të jem më Ministër i Brendshëm (VIDEO)

Ministri i Brendshëm në Shqipëri Sandër Lleshaj, pas largimit nga kryeministri Edi Rama si drejtues politik i Lezhës, kësaj radhe ka paralajmëruar vetë largimin edhe si Ministër i Brendshëm.
Këtë deklaratë, një nga ministrat më të rëndësishëm të Qeverisë Rama, e bëri nga qyteti i Vlorës gjatë prezantimit të strukturës së re “Shqiponja”.
“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se nuk do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, tha Lleshaj gjatë prezantimit të strukturës së re të policisë në Vlorë.
Lleshaj bëhet ministri i dytë, pas Ministres së Arsimit Besa Shahini, që deklaron se nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë Rama, por pa specifikuar nëse do ta çojë deri në fund mandatin me qeverinë apo do të largohet më shpejt./ A2 CNN
.



















