Sport
Liverpool dhe Arsenal luajnë sot derbin e javës në Premierligë

Xhiroja e tretë e Premierligës sjell përballjen tejet interesante, atë mes Liverpool dhe Arsenal, shkruan lajmi.net.
Kampionët në fuqi presin skuadrën e Arsenal që këtë edicion kanë synimet më të larta me rinovimet në skuadër.
Ndeshja mes Liverpool dhe Arsenal luhet me fillim nga ora 21:00.
Jurgen Klopp rrezikon të jetë në këtë ndeshje pa shërbimet e Thiago Alcantara dhe Jordan Henderson.
Sigurisht, në një ndeshje të tillë, asnjëherë nuk mund të flitet për një favorit. /Lajmi.net/






















