Sport
Limani: Ishte ndeshje e vështirë, trajneri kishte çelësin për suksesin

Një fitore e madhe për Dritën erdhi sot në Maqedoninë Veriore, kur gjilanasit fituar me rezultatin 0:2.
Një nga golashënuesit ishte edhe kapiteni Ardian Limani, i cili pas ndeshjes dha disa komente, duke lavdëruar trajnerin Ardijan Nuhiji.
“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, kishim vështirësi në pjesën e parë dhe nuk gjetëm lojën tonë. Mendoj që në pjesën e dytë dominuam takimin dhe për këtë jam i lumtur”, ka thënë Limani, përcjell lajmi.net.
“Trajneri na kishte treguar secilin detaj për kundërshtarin dhe e kishim më të lehtë qasjen në këtë takim, andaj mendoj se ky ishte edhe çelësi për suksesin”, shtoi kapiteni i Dritës.
Limani shënonte në minutën e 80’ të takimit duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij, me vulën e fitores. /Lajmi.net/




















