Connect with us

Sport

Liga e Kombeve: Sonte luhen tetë ndeshje, vëmendja te Shqipëria

Publikuar

Në orar janë dy ndeshje në Ligën A, katër ndeshje në Ligën B dhe dy ndeshje në Ligën C.

Liga A, sjellë përballjen mes Italisë dhe Bosnjë Hercegovinës, ndërsa ndeshja tjetër është ajo mes Holandës dhe Polonisë.

Në Ligën B takohen Norvegjia – Austria, Rumania – Irlanda e Veriut, Skocia – Izraeli dhe Sllovakia me Çekinë.

Rëndësi për ne ka Liga C, ku Shqipëria luan në udhëtim me Bjellorusinë, me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja tjetër në këtë ligë është ajo mes Lituanisë dhe Kazakistanit./Lajmi.net/