Connect with us

Sport

Liga e Evropës: Shkëndija ia del me 10 lojtar, fiton kundër Botosani për të kaluar në raundin tjetër

Publikuar

Skuadra shqiptare nga Maqedonia Veriore, Shkëndija ka shënuar fitore minimale në udhëtimin në Rumani, kundër Botosani.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi B. Ibraimi, në minutën e 2’ të takimit, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Shkëndija luajti me 10 lojtarë për rreth 25 minuta lojë.

Në fund, shqiptarët nga Maqedonia Veriore arritën të ruajnë epërsinë e një goli, dhe tashmë kalojnë në raundin tjetër kualifikues. /Lajmi.net/