Sport
Liga e Evropës: Renova dështon kundër Hajdukut të Splitit

Skuadra shqiptare nga Maqedonia Veriore, Renova, është mposhtur minimalisht 0:1, shkruan lajmi.net.
Hajduku i Splitit arriti të zhbllokonte ndeshjen qysh në minutën e 4’ të ndeshjes, me golin e shënuar nga Mijo Caktas.
Ky gol doli të ishte vendimtar për fatin e këtij takimi që ishte i vlefshëm për raundin e dytë të kualifikueseve për Ligën e Evropës.
Renova kështu i jep fund aventurës në garat ndërkombëtare këtë sezon. /Lajmi.net/






















