Sport
Liga e Evropës: Kukësi nuk lë shenja ndaj Wolfsburg, pëson humbje të thellë

Skuadra e Kukësit, ndonëse edhe siç pritej, e ka humbur betejen me gjigantin gjerman, Wolfsburg, shkruan lajmi.net.
Wolfsburg shënoi fitore 0:4 në udhëtim ndaj Kukësit, për të kaluar në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës.
Golat në këtë takim u shënuan nga Weghorst (21’ dhe 74’), si dhe nga Lacroix (33’) dhe nga Admir Mehmedi në minutën e 90’.
Në këtë mënyrë, Kukësi këtu përshëndetet me garat evropiane, kurse Wolfsburg shkon në raundin e tretë. /Lajmi.net/





















